×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Lajçak me fjalë të mëdha për Hotin, thotë se në Kosovë po kritikohet por po çmohet nga BE-ja

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 13:46

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për takimet që kishte këto dy ditë me liderët kosovarë.


    Lajçak në një konferencë për media ka thënë se që nga vizita e tij e parë është bërë progres mjaft i madh.

    Ai ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për rolin e tij në dialog. Lajçak ka thënë se Hoti ka treguar lidership të vërtetë me fillimin e  dialogut në rrethana të vështira, shkruan Reporteri.

    “Kryeministri Hoti ka treguar lidership të vërtetë në fillimin e dialogut në rrethana të vështira. E shoh se ai kritikohet shpesh këtu por ai ka treguar përkushtim të madh dhe shtetet e BE-së e çmojnë atë”, u shpreh Lajçak.

    Ndryshe, Lajçak ka kërkuar nga Kosova implementimin e Marrëveshjes për Asociacionin duke thënë se nuk mund të ketë marrëveshje finale pa asociacionin. Ai ka përsëritur se Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel më 2013 dhe më pas më 2015. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!