×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vizita në Angli

    Lajçak merr qëndrimet e qeverisë laburiste në Londër për Ballkanin Perëndimor, Peach shikon hartën e Ballkanit

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 18:18

    Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se gjatë kësaj javë ka zhvilluar një vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar prioritetet e qeverisë së re në raport me rajonin.

    Lajcak ka thënë se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.

    “Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar Lajcak.

    I pranishëm në një prej takimeve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti dhe Catherine Ashton. Në një fotografi që Lajcak ka publikuar nga takimi me emisarin britanik Stuart Peach, në tavolinë shihet edhe një hartë e rajonit.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!