Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një vizitë të tij pas dy vitesh në Këshill të Evropës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet anëtare mbi gjendjen aktuale dhe sfidat në dialog, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në platformën “X”, emisari Lajçak ka thënë se uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin politik në Ballkanin Perëndimor.
“Një rikthim i mirë në Strasburg pas gati dy vitesh. Vlerësova mundësinë për të informuar shtetet anëtare të BE mbi gjendjen e aktuale dhe sfidat përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar emisari Lajçak në “X”.
Good to be back at @coe in Strasbourg after almost 2 years. Appreciated the opportunity to brief 🇪🇺 Member States on the state of play and the challenges ahead in the EU-facilitated Dialogue. 🇪🇺 unity is key in order to strengthen our political position in the Western Balkans. pic.twitter.com/hQRvrCgDV2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 5, 2024
Gjatë ditës së sotme, zëdhënsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se mandati i Lajçakut do të vazhdojë edhe për muajt e ardhshëm.
Në një konferencë për shtyp në Bruksel, i pyetur se si do të zhvillohet dialogu gjatë periudhës së tranzicionit pas zgjedhjeve të BE-së dhe nëse mandati i Lajçakut do të zgjatet për disa muaj, ai tha se periudha e tranzicionit nuk ndikon në të dërguarin special të BE-së për dialogun, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“I dërguari i posaçëm i BE-së ka një mandat, aktualisht mandati i të dërguarit të posaçëm aktual për Dialog është ende në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm. Ai është plotësisht i angazhuar në ndërveprime me një sërë partnerësh, si në rajon ashtu edhe në BE, si dhe në skenën ndërkombëtare, në mënyrë që të përpiqemi të nisim gjërat dhe t’i ndihmojmë palët që t’i zgjidhin çështjet njëra pas tjetrës, me prioritet zbatimin urgjent të të ashtuquajturës Marrëveshje të Ohrit”, tha Stano./Reporteri.net/