Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajcak gjatë qëndrimit në Beograd është takuar me kryeministren e Serbisë Ana Brnabic, me të cilën ka biseduar për hapat e ardhshme dhe modalitetet për përfundimin e dialogut me Kosovën me lehtësimin e BE-së.
Diplomati sllovak në një postim në Twitter ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për nevojën e progresit të agjendës së reformave në Serbi.
Lajcak tha se përmbyllja e procesit të dialogut dhe reformat janë elemente kyçe për hapjen e rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Gjatë vizitës në Serbi, emisari evropian për dialogun ka pirë kafe edhe me ministrin e Jashtëm Ivica Dacic.
Lajçak po qëndron për vizitë në Serbi, pak ditë para se rinisjes së dialogut në Uashington, me ndërmjetësimin e emisarit special të presidentit të SHBA-së, Richard Grenell.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.