×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak nuk e viziton Urën e Ibrit, ani se e konfirmon se është pjesë e dialogut

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 13:41

    I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Mitrovicë tha se nuk e ka në plan ta vizitojë Urën e Ibrit, ani se thotë se hapja e kësaj ure është në agjendën e dialogut të Brukselit.

    Pos kësaj, Lajçak i tregoi Klan Kosovës se çka ka biseduar me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq dhe kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut Milan Radojeviq.

    Ai tha se me zyrtarët serbë ka biseduar pë situatën e përgjithshme në Kosovë dhe i ka marrë përshtypjet e tyre.

    Pas kësaj, Lajçak pritet që t’i vizitojë pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak prej nga do të udhëtojë në Serbi, ku në ora 19:00 pritet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Emisari evropian gjatë vizitës së tij treditore në Kosovës është takuar me krerët institucionalë, si dhe me liderët opozitarë.

    Paraditen e sotme e ka mbajtur edhe një konferencë për media ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshjen për targa, si dhe ka paralajmëruar se mund të ketë marrëveshje të reja Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!