Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai nga mediat është pyetur nëse është i brengosur se opozita do ta kundërshtoj marrëveshjen, përderisa përgjigja e tij ka qenë, “Nuk jam i brengosur, jam optimist”.
Lajçak ka thënë se është e rëndësishme për të të takohet me partitë opozitare në këtë pikë.
“Jam takuar më PDK, LDK, AAK, i kam informuar për procesin për pritjet e komunitetit ndërkombëtar, ata sqaruan pozicionet e tyre, është e gjitha pjesë e përgatitjeve për takimin e 18 marsit, është e rëndësishme që të dëgjojnë edhe nga ne, jo vetëm nga media dhe seancat e Kuvendit. Për mua këto takime e kanë arritur qëllimin”, është shprehur ai, shkruan kallxo.com.
Lajçak ka ardhur të enjten në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin për dialog, Besnik Bilisimi.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë pajtuar se nuk ka nevojë të diskutohet për Planin franko-gjerman, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.