×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak pati 25 takime në Kosovë, 5 ditë më parë takoi ministrin austriak që sot doli pozitiv me Coronavirus

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 15:17

    Miroslav Lajçak për tre ditë sa qëndroi në Kosovë, ka pasur 25 takime me përfaqësues institucionalë, politikë, fetarë e ambasadorë të huaj. Por një ditë para se të vijë në Prishtinë, diplomati sllovak ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së përfshirë edhe atë të Austrisë i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus.


    Emisari Special i BE’së Miroslav Lajçak së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell kanë pasur të hënën një takim me ministrat e Jashtëm të BE’së. Në këtë takim pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomati austriak Alexander Schallenberg i cili sot ka dalë pozitiv për koronavirus.

    Të nesërmen, Lajcak arriti në Kosovë ku u takua fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Lajçak ka vazhduar më pas ditën e dytë të vizitës me takime me presidentin Thaçi, liderin e VV’së, Albin Kurti, kryetarin e PDK’së, Veseli dhe të tjeë liderë subjektesh.

    Ai gjithashtu ka takuar shefin e BE-së në Prishtinë, ambasadorë të huaj e përfaqësues fetarë.

    Pas Kosovës, Lajçak ka vazhduar rrugën për në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Ende nuk dihet nëse Lajcak ka pasur kontakt të afërt me Schallenberg dhe nëse do të izolohet deri në bërjen e një testi.

    Ndërkaq, homologja belge Sophie Wilmes ka thënë të premten se do t’i nënshtrohet vetizolimit pasi që dyshon se ka simptoma të Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!