Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimi i tij me Osmanin ka qenë diskutim konstruktiv dhe i detajuar.
Po ashtu, përfaqësuesi i BE-së, ka shtuar se në takim është diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe hapat që duhen të ndërmerren më tej.
“Patëm një diskutim shumë të mirë, konstruktiv dhe të detajuar me Presidenten Vjosa Osmani në ditën time të tretë në Kosovë për çështjen e dialogut dhe hapat e mëtejshëm”, ka thënë Lajçak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.