×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Takimi në Davos

    Lajçak për takimin me Vuçiqin: Folëm për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 21:08

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mërkurën në Davos.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak ka treguar se me Vuçiqin ka folur për zhvillimet e fundit rreth procesit të dialogut dhe hapat në periudhën e ardhshme.

    Po ashti, ai ka thënë se kanë folur edhe për çështje që janë urgjente.

    ”Patëm një diskutim të rëndësishëm me Aleksandër Vuçiqin për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka thënë Lajçak.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!