Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, do të përfundojë sot vizitën tre ditore në Kosovë.
Emisari i BE-së do t’u adresohet gazetarëve mëngjesin e sotëm për të përmbledhur rezultatet e vizitës.
Lajçak konferencën do ta mbajë në ora 09:45 në Shtëpinë e Evropës.
Kujtojmë se Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët opozitarë në vend.
Pas Kosovës, ai do të niset për në Beograd ku do të qëndrojë deri më 1 korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.