Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell pas përfundimit të takimit të mërkurën, ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes.
Ai ka paralajmëruar se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për media pas takimit ka bërë të ditur se takimi mes dy kryenegociatorëve do të mbahet me shumë gjasë më 2 korrik.
“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.