I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të jetë për një vizitë dy ditore në Kosovë, me 18 dhe 19 qershor.
Gjatë kësaj vizite, emisari evropian pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gazeta Online Reporteri.net e ka parë agjendën e emisarit evropian. Aty parashihet se takimi me të parën e shtetit do të zhvillohet të martën në Presidencë, duke filluar nga ora 16:45 deri në 17:30.
Më pas, nga ky takim, agjenda parasheh që Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të niset drejt objektit të Qeverisë, për të zhvilluar takimin me kryeministrin Kurti.
Takimi mes tyre pritet të zhvillohet nga ora 17:35 deri në 18:10.
Të njëjtat burime të Gazetës Online Reporteri.net thonë se pas Kurtit, Lajçak do të pritet në takim edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Emisari i BE’së, në Prishtinë parashihet të arrijë rreth orës 15:30. /Reporteri.net/
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur në Prishtinë, ku parashihej të zhvillonte takime edhe me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Kurti nuk e ka pritur për këtë takim të pasdites emisarin sllovak.
Sipas agjendës, të cilën e ka parë Gazeta Online Reporteri.net, takimi i Lajçakut me Kurtin pritej të zhvillohej në ora 17:35 deri në ora 18:10.
Poashtu, mediumi ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziun, por i njëjti s’është përgjigjur.
Gjithashtu takimi që pritej të zhvillohej me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin, e që ishte i pari, për të vazhduar më tej me Kurtin, s’është mbajtur, e gjitha kjo, siç dhe raportoi Gazeta Online Reporteri.net gjatë ditës, se presidentja nuk është dakorduar për orën me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Një gjë e tillë u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai për Reporteri.net.
Ndonëse, as Osmani dhe Kurti s’takuan Lajçakun, ky i fundit pritet të takohet vetëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, takim të cilin e kanë konfirmuar edhe nga vetë Qeveria përmes një komunikate lëshuar për media.
Siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net pak më parë, emisari Miroslav Lajçak ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55.
Më pas nga aty është transferuar për në Prishtinë me veturë, për të arritur rreth orës 15:30. /Reporteri.net/
I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nuk do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se presidentja dhe emisari sllovak nuk patën një dakordim për orën e takimit, dhe pasditen e së martës, kur dhe parashihej të zhvillohej ky takim, e para e shtetit nuk ndodhet në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai për Reporteri.net.
Ani pse në draftin e parë të agjendës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, të parë nga Gazeta Online Reporteri.net, parashihej që ai të takohej me presidenten Vjosa Osmani me fillim nga ora 16:45 deri në ora 17:30, por një gjë e tillë s’do të ndodhë.
Poashtu, në agjendë ishte i paraparë edhe takimi me të parin e qeverisë, Albin Kurtin, takim ky pas atij me Osmanin, por ende s’është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.
Këta të fundit deri tani kanë konfirmuar vetëm takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçak në ora 18:00.
Siç raportoi Gazeta Online Reporteri.net pak më parë, emisari Miroslav Lajçak ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55.
Më pas nga aty është transferuar për në Prishtinë me veturë, për të arritur rreth orës 15:30.
/Reporteri.net/
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovë dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë për një vizitë dy ditore, me 18 dhe 19 qershor.
Gazeta Online Reporteri.net mëson se emisari i BE-së ka ardhur nga Athina me fluturim për në Shkup, ku ka ateruar rreth orës 13:55, për tu transferuar më pas me veturë për në Prishtinë, ku pritet të arrijë rreth orës 15:30.
Në draftin e parë të agjendës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak të parë nga Gazeta Online Reporteri.net, parashihej që sllovaku të takohej me presidenten Vjosa Osmani, e më pas me kryeministrin Albin Kurti, por takimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga dy institucionet, Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit.
Krejt çka këta të fundit kanë njoftuar, ka qenë se emisari Lajçak do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në ora 18:00.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. /Reporteri.net/.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot do të presë në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit takimi fillon nga ora 18:00 në Qeveri.
Gjatë kësaj vizite, sipas draftit të parë të agjendës së emisarit evropian, Lajcak pritej të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Por takimet me ta ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Nga Bashkimi Evropian ende nuk kanë treguar për arsyen e vizitës së Lajçak në Kosovë. /Reporteri.net/