×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Lajçak sot zbarkon në Beograd, pasdite takon Vuçiqin

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 9:39

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, sot pasdite në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim i aranzhuar ditë më parë.

    Vizita e Lajçak në Beograd vjen pas asaj në Prishtinë, ditë më parë.

    Ndërkohë, dje gjatë dy ditëve të fundit, në Prishtinë qëndroi edhe emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar.

    Escobar bëri të ditur se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile.

    Ai tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.

    Zyra për media e Presidentit të Serbisë ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në ora 18:00.

    Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

    Lajçak ka vizituar Kosovën javën që shkoi ku ka takuar zëvendëskryeministrin Bislimi me të cilin ka folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe çështjen e dinarit. /Reporteri.net/

    Efekti i vizitës së Escobar në Prishtinë, Qeveria i hap rrugë diskutimeve për dinarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!