Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Lajçak tha se me Daçiq folën për çështjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë.
“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Bashkimit Evropian të Serbisë, ka thënë Lajçak, shkruan Reporteri.net.
Javën e kaluar, emisari special i BE-së bashkë me katër diplomatë të tjerë qëndruan në Kosovë e Serbi, ku u takuan me liderët e të dyja vendeve.
Temë kyçe e diskutimeve ishte çështja e dialogut në mes Kosovës e Serbisë, por edhe plani franko-gjerman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.