×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak shkon në PDK, takohet me Memli Krasniqin

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 11:27

    Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.


    Lajçak, është shoqëruar nga ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

    I dërguari i BE-së pas Kransiqit do të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Kurse në mëngjes e së enjtes është pritur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takon krerë institucionesh e partishë për të diskutuar për ecurinë e dialogut/EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!