I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të martën një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Emisari Lajçak tha se, në këtë takim, u theksua rëndësia e aneksit të marrëveshjes, që do të sigurojë zbatimin e të gjitha kërkesave në kuadër të dialogut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Mezi pres vizitën në Kosovë që do të realizohet shumë shpejt për të diskutuar modalitetet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Followed up on yesterday’s Dialogue meeting with DPM @BislimiBesnik. Looking forward to my visit to Kosovo soon to discuss implementation modalities. Highlighted the importance of agreeing on the implementation annex to guarantee that everything agreed will be implemented. pic.twitter.com/z4t1MDHVhs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 28, 2023
Lajçak tha se takimi i sotëm me Escobar erdhi si nevojë e koordinimit të hapave të mëtejshëm para takimit të radhës që do të mbahet në Shkup, më 18 mars.
I njëjti tha se të dy u pajtuan mbi rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut. /Reporteri.net/.
Mblidhen Lajçak dhe Escobar, diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm para takimit në Shkup