×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij në "X"

    Lajçak takon presidenten e Kryqit të Kuq: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 11:17

    Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric.

    Përmes një postimi në “X”, Lajçak ka thënë se gjatë takimit me Spoljaric, ka theksuar se zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare.

    Njëherit, ata kanë diskutuar për “përpjekjet e BE-së në dialog në mbështetje të punës së Kryqit të Kuq në rajon”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Një kënaqësi për t’u takuar ICRCPresident në Gjenevë. Ne diskutuam përpjekjet tona në Dialog në mbështetje të ICRC punojnë në rajon. Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare”, thuhet në postimin e Lajçakut.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!