×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak të hënën takohet me Vuçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 14:39

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë së hënës do të qëndrojë në shtetin serb.


    Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjellë pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug.

    Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

    “Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit sesi të përparojmë më tej në procesin e dialogut”, ka thënë Lajçak.

    Kujtojmë se Lajçak qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, takoi edhe të gjithë liderët opozitarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!