×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak tha të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, Edita Tahiri ka një mesazh të fortë për të

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 12:22

    Ish-kryengociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për Asociacionin.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Tahiri ka një mesazh për Lajçak, duke thënë se pika e nisjes drejt marrëveshjes përfundimtare është që Serbia të ndryshojë Kushtetutën e saj, duke mos etiketuar Kosovën më si pjesë të saj, shkruan Reporteri.net.

    “Pas vizitës së fundit të MiroslavLajcak në Kosovë dhe Serbi, mesazhi im për të është se pika e nisjes drejt marrëveshjes përfundimtare është që # Serbia të ndryshojë kushtetutën e saj duke hequr Kosovën nga ajo. Po flas në cilësinë time si ish-Kryenegociator i Kosovës për 7 vjet.”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

    Lajcak ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!