×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak thotë se është kundër ndryshimit të kufijve, kundërshton reciprocitetin e paralajmëruar nga Qeveria

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 15:36

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për “non-paper”-in e parë të publikuar në të cilin përshkruheshin ndryshime të kufijve në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.


    Lajçak ka thënë se ideja e rivizatimit të kufijve nuk është diçka e re dhe se ka qenë e pranishme për vite të tëra. Megjithatë ai thotë se është kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, derisa shton se “non-paper” që parashikon ndryshime të kufijve është e rrezikshme dhe ide që provokon luftë.

    “S’dua ti komentoj këto letra. Ideja e rivizatimit të kufijve nuk është ide e re, ka qenë këtu për vite. Unë plotësisht jam kundër një ideje të tillë. Është tërësisht e rrezikshme dhe ide që provokon luftë”, ka thënë Lajçak.

    Lajçak ka folur edhe për çështjet e reciprocitetit ndaj Serbisë të paralajmëruar nga Qeveria Kurti, për çka emisari i BE-së, ka thënë se nuk do ti bënte mirë dialogut.

    “Është përmendur si çështje për të vendosur barazi. Është saktësisht dialogu si platformë e vetme ku ata janë palë të barabarta, baras mund të përfitojnë ose pësojnë. Taksa s’mund të shihet nën emrin e reciprocitetit. Kush përfitoi nga ajo? Askush. Jam për reciprocitet nëse hiqen të gjitha barrierat e jo nëse shtohen. Përgjigja është e qartë: Dialog”, ka thënë ai.

    Këto deklarata Lajçak i ka bërë në një bashkëbisedim të organizuar nga “Itaian Institute for International and Political Studie” me temën “The Geopolitical Gambles in the Balkans“.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!