Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë, ku sot ka zhvilluar takime me krerët e partive politike në vend.
Pas takimit me kreun e VV-së dhe ish kryeministrin Albin Kurti, Lajçak ka thënë se ka pasur një diskutim shumë të mirë me të, shkruan Reporteri.
“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Kujtojmë se më 27 qershor në Uashington pritet të takohen delegacioni i Serbisë dhe Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ndërkohë për vizitë në Kosovë po qëndron përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak. /Reporteri.net