Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar të mërkurën Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori me të cilin ka diskutuar për Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi të zhvilluar në Strasburg, temë diskutimi ishte forcimi i qeverisjes lokale në veri të Kosovës.
“Derisa isha në Strasburg diskutova me Mathieu Morin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës se si të forcohet qeverisja lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçaku në platformën “X”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.