Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçaku, nesër do t’i japë Beogradit një mesazh se çfarë presin BE-ja dhe vendet anëtare nga vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Javën e kaluar në Bruksel, Lajçak ka biseduar me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit, Besnik Bislimi dhe Petro Petkoviq.
Në Bruksel janë mbajtur dy takime të Grupit Punues për zgjidhjen e çështjes së targave. /Reporteri.net/