×
  • Lajme
  • Lajme / Bruksel

    Lajçaku thotë se ka përafrim të dallimeve mes palëve në çështjen e dinarit

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 15:46

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin e sotëm që është mbajtur sot në Bruksel mes kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, ku është diskutuar gjetja e një zgjidhje për formën e dërgimit të mbështetjes financiare për komunitetin serb, brenda rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, përcjell Reporteri.net. 

    “Arritëm të përafrojmë qëndrimet mes dy propozimeve të palëve. Planifikoj të vazhdoj diskutimet shumë shpejt bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

    Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për takimin e tretë në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, me theks në çështjen e dinarit.

    Pala kosovare, sipas komunikatës e ka cilësuar si konstruktiv propozimin e BE-së për gjetjen e një zgjidhje për dinarin, megjithatë Qeveria e Kosovës akuzon palën serbe për mungesë të bashkëpunimit duke kërkuar kohë shtesë dhe duke insistuar në licensimin e një etniteti ilegal, si “Postanska Banka”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ky ishte takimi i tretë në nivel të kryenegociatorëve për gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga komuniteti serb në Kosovë. Propozimet tona për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur.

    Takimi në Bruksel, Qeveria: BE-ja ofroi një propozim konstruktiv për dinarin, pala serbe refuzoi të bashkëpunonte

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!