×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi trepalësh

    Lajçaku thotë se në Bruksel me Bislimin e Petkoviqin ranë dakord për një sërë hapash

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 22:17

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas më shumë se 7 orësh ka përfunduar takimi i sotëm i dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh, përcjell Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjes dhe kanë rënë dakord për një sërë hapash vijues.

    “Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’.

    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, tha të martën vonë kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.

    Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

    “Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

    Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!