×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i hidhur: Vdes 31 vjeçari Astrit Islami, që i ishte rikthyer sëmundja e leukemisë

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 18:07

    Ka ndërruar jetë, i riu Astrit Islami pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leukemisë, shkruan Reporteri.


    Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

    Ata e kanë përshkruar Astriti si person energjik, human dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

    Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

    Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i ishte rikthyer sëmundja duke ia marrë jetën.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!