×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i keq për Kosovën: Kryediplomati i ri evropian pro serb dhe kundër Kosovës

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 21:39

    Këshilli Europian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që të jetë zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini.


    Tani Parlamenti Europian duhet që të votojë me një shumicë të thjeshtë Borrellin dhe ai do marrë zyrtarisht rolin e ri.

    Emërimi i tij në këtë pozitë nuk është lajm aspak i mire për Kosovën, pasi dihet se Spanja mbetet kundërshtuesja më e madhe e Kosovës brenda Bashkimit Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Borrell poashtu njihet për pozicionin e tij pro serb kur bëhet fjalë për Kosovën.

    Shefi i Diplomacisë ka një rol kyç në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, një dialog që është kusht i BE’së për të dyja shtetet nëse duan të vazhdojnë rrugën e tyre europiane.

    Kujtojmë se Borrell, që është nga Katalonia, nuk u dha viza për delegacionin sportiv nga Kosova, si dhe nuk lejoi përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës, duke thënë se Kosova mund të marrë pjesë në gara sportive në Spanjë vetëm me flamur të Serbisë.

    Në vitin 2018, Spanja e kishte lënë Kosovën të paraqitej në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës nën flamurin ndërkombëtar.

    Borell para mbajtjes së postit të ministrit të Jashtëm të Spanjës, ka qenë President i Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri 2007. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!