Nesër do të bëhen fiks 20 ditë që kur qytetarët e Kosovës hodhën votat në kuti. E gjithë kjo kohë iu desh KQZ-së për t’i numëruar.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë nga QNR-ja se numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të përfundojë nesër, shkruan Reporteri.net.
“Janë rreth 27 mijë vota të këtyre kategorive, deri në këto momente të orës 15:00 janë numëruar gjysma e tyre më shumë se 13 mijë. Deri nesër gjatë ditës besojmë se do të përfundojmë numërimin e të gjitha këtyre votave”, ka thënë Elezi.
Këto fjalë të Elezit vijnë pak minuta pasi KQZ-ja vendosi ta hedhë poshtë një ankesë të koaliconit NISMA-AKR-PD, të cilat kërkonin të mos certifikohen votat e ardhura nga Serbia.
Sidoqoftë, procesi i numërimit të votave është konsideruar si i zhagitur, pasi KQZ-ja vendosi dy herë ndarazi që të rinumërohen qindra vendvotime.
Ndryshe, vlen të theksohet se numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht nuk kanë ndikuar në radhitjen e përgjithshme, mirëpo disa prej tyre sollën probleme shëndetësore. Kujtojmë se votat e ardhura nga Serbia çuan në spital rreth 20 persona, të cilët pas kontaktit me ato vota patën shenja alergjie./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.