Klinika Infektive e QKUK-së ka konfirmuar se është shëruar plotësisht pacienti 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë, i infektuar me covid-19.
Prof.Sali Ahmeti tregoi se i moshuari është liruar për në shtëpi.
“Ai ka pas sëmundje kronike të mëhershme që kanë qenë të trajtuar nga mjekët italian ku ka qëndruar pacienti. Përkundër këtyre, fal një angazhimi shumë profesional të Stafit të Klinikës Infektive. Ai sot në gjendje shumë të mirë kthehet te familjarët e tyre”, ka pohuar ai.
Po ashtu, edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj- Berisha deklaroi se gjendja e infermiereve të prekuar me koroanvirus është shumë e mirë.
“E bashkë-ndjejmë infeksionin bashkë me ta sepse jemi koleges qe shumë vite”, është shprehur ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.