Pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë, të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka thënë se gjendja e të prekurve nga koronavirusi është stabile dhe se ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Klinikë, do të lirohen brenda dy ditëve, për veç të moshuarit 77 vjeçar, i cili ka nevojë për oksigjen.
Ky lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi dëshmon që koronavirusi nuk paraqet një shkallë aq të lartë të rrezikut.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, ndërsa në karantinë janë vendosur Vitia, Klina dhe Malisheva.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.