Mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, sot nuk do të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare.
Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është në pikëkalimin në Merdarë, përkatësisht 10 minuta, raporton Express.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.