×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë për studentët, paraqitja e provimeve do të jetë pa pagesë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 20:33

    Paraqitja e provimeve do të bëhet pa pagesë për studentët e Universitetit të Prishtinës.

    Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim për media, Lëvizja Studentore për Barazi, “Studim, Kritikë, Veprim”.

    “Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje. Sot, kemi marrë konfirmimin se këto pagesa janë larguar. Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online Reporteri.net, më 12 nëntor 2021, ka raportuar se nga ky vit akademik të gjithë studentët po paguajnë tarifa administrative, plus taksë shtesë, për paraqitjen e provimeve për herë të dytë e tutje.

    Njoftimi i plotë:

    PARAQITJA E PROVIMEVE BËHET PA PAGESË

    Më 15 nëntor, SKV ka dorëzuar në MAShTI kërkesën për heqjen e pagesave për ata që paraqesin provimet për herë të dytë e tutje.

    Sot, kemi marrë konfirmimin se këto pagesa janë larguar. Ky është një lajm tjetër i mirë për studentët duke i ofruar atyre mundësi të barabarta për t’iu nënshtruar provimeve dhe duke lehtësuar procedurat e tjera administrative.

    Gjatë ditës keni parë një komunikatë të Parlamentit Studentor (UDS-OPS-Paqja Studentore-USPE) në të cilën thuhet se: “Në këtë takim u shtruan ankesat dhe pakënaqësitë e studentëve ndaj këtij vendimi për znj. Nagavci, ku u njoftuam që pjesa ku përcaktohen pagesat për provime do të ndryshohet. Me plotësimet e reja parashihet që paraqitja e provimeve të jetë falas deri në tri herë”.

    SKV mund të konfirmoj se ky është një keqinformim nga ana e tyre sepse pagesat janë larguar tërësisht sipas kërkesës sonë dhe jo vetëm deri në tri herë siç pretendojnë ata.

    Tendencat e tilla për të përvetësuar kauzën tonë të kahmotshme janë tejet të ulëta. Të dashur kolegë studentë, ju kujtojmë se po me kërkesën tonë janë larguar edhe pagesat për regjistrimin e semestrit duke filluar nga ky vit akademik.

    Arsim publik falas, pa pagesë semestri, pa pagesë paraqitja e provimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!