×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJM I MIRË: Rezultatet e analizave tregojnë se në Kosovë s’ka të infektuar me coronavirus

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 17:44

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka thënë se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra që u morën nga persona që po dyshohen për koronavirus.


    IKSHPK jep lajmin e mirë, duke konfirmuar se këto shtatë raste kanë dalë negative, shkruan Reporteri.net.

    “Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative. Sikurse edhe ditëvë të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre”, thonë ata.

    Sidoqoftë, sot gjatë ditës disa media raportuan me burime lidhur me një rast të prekur me koronavirus, mirëpo lajmi u demantua.

    Ndryshe, Shqipëria është prekur mjaft shumë, duke u regjistruar viktima e parë nga virusi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!