Sot qyteti i Vushtrrisë dhe gjithë gazetaria është tronditur nga lajmi për vdekjen e Blerim Zhabarit.
I ndjeri Zhabari ishte kthyer nga Zvicra për të ju bashkuar radhëve të UÇK-së, ndërsa së bashku me Gazmend Morinën kishin krijuar edhe mediumin e njohur veriu info.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes një postimi bashkëpuntori i tij i ngushtë, Gazmend Morina.
Postimi i plotë:
Ma këpute shpirtin vëlla Blerim ?
Me pikellim te thelle ju njoftoj se sot ka nderruar jete Blerim Zhabari.
Blerim, ishe shoku me besnik, njeri i urte e intelektual i dalluar, veteran qe le Zvicren per t’iu bashkuar ne oret e para UÇK-se, gazetar i shquar e familjar i devotshem.
Nga asgje krijuam se bashku nje medium, te cilen ma besove nga dita e pare dhe kurre nuk me le vetem ne asnje sfide. Ishe vellau im dhe keshilltari im ne cdo moment qe me duhej. Nje liber me shkru per virtytet e tua eshte pak.
Nuk do te te harroj kurre shoku im i jetes! Qofte i perjetshem kujtimi per ty Blerim!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.