Pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, që nga 1 korrikut të hapen pishinat dhe të lejohet edhe gastronomia në ambiente të mbyllura, që i bie që do të ketë dasma dhe do të punojnë edhe diskotekat, ka reaguar shoqata hoteliere e Kosovës dhe shoqata e bizneseve “Esnaf”.
Shoqata Hotelierët e Kosovës ‘Pro in”, ka njoftuar se dasmat do të lejohen nga data 1 korrik.
“Përshëndetje për ju koleg hotelier, këngëtar dhe bashkëpunëtorë të cilët jeni lidhur ngushte me restorantet e dasmave, klubeve të natës-diskotekave. Ju uroj shëndet dhe punë të mbarë , lutemi që të kthehemi sa më parë në normalitet me punët tona. Lutem që të përkrahni njëri- tjetrin , që të respektoni njëri- tjetrin, t’ia dini vlerën punëtorit. Suksese të gjithëve në punët tuja, bizneset tuja. Ne si Shoqatë e Hotelerisë dhe Turizmit Pro In kemi bërë angazhimin e madh e të pandalshëm, të palodhshëm rreth objektivave tona në realizimin e hapjes sa më të shpejt të sektorit tonë. Hapja fillon me datë 01.07.2020 ”, thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/ShoqataProIn/posts/3018221694881284
Njoftimi i shoqatës së Bizneseve “ESNAF”:
Po ashtu edhe Shoqata e Bizneseve “ESNAF” ka bërë të ditur se kanë marrë lajmin e shumëpritur për sezonin e dasmave nga Ministria e Shëndetësisë.
https://www.facebook.com/esnafprizren/posts/3165889356804175?__xts__%5B0%5D=68.ARDrAx8aAXijMXU9_720fdiu2UB5KSr4IY3OKYjbeROIrkPAwV3gPtX8II4maUIxkKRrrd9r6UbjSSezA4RAr4q4Ze8UQaYyK1BlAfUmmTCjrYlae8dnqGeAMFE6oyTjpGyD2GrUhxBEG2VsMvB4wcUE5tM9Or5afo0hm4jRUBi-WSMYdikUf0qmQ4rgWiDlfVb6JzrcOkXS2ACSkrrdeknu59z0rZREkJoIZFkoiSEdgQsmtvaJpoOKDgNe0C1QqJM03HmZEUHujAuUmjM6Z50BzsrP_xtMcon73ioD06WA4czvbWN_crRH-0jU023pUIYxIL8mIvU0RJ2JDSeYgQ&__tn__=-R
/Reporteri.net/