×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajme të mira për të ardhmen e Arta Nitajt në politikë: Shoqja e saj, që ishte inspirim për të bëhet deputete

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 16:52

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Sipas këtyre rezultateve, Ariana Musliu – Shoshi, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka grumbulluar gjithsej 8831 vota, duke u bërë kështu një nga 24 deputetët sa siguroi gjithsej PDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Emri i Ariana Musliut-Shoshit u përmend shumë në një debat televiziv nga aktorja Arta Nitaj, e cila tha se Arina, që është mike e saj e ngushtë e ka inspiruar që ti futet politikës. Përkrahje mikes së saj Arta Nitaj i kishte dhënë vazhdimisht edhe përmes rrjetit social Instagram. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!