×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Agim Veliu pas humbjes: VV-ja nuk është armik i imi, propaganda ishte false

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 15:30

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, ku fitues doli Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliu ka thënë se VV-ja nuk është armik i tij dhe se do të dëshmohet me kohë se propaganda kundër tij dhe Lidhje Demokratike të Kosovës ka qenë e fabrikuar dhe false, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin.

    Ditën e sotme Veliu e ka quajtur ditë reflektimi për LDK-në, duke thënë se do të analizojnë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, duke identifikuar dhe korrigjuar mangësitë e tyre, që sipas tij të rikthehen triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme.

    Postimi i tij i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Llapjanët folën dje. Kur flet sovrani të gjithë duhet të heshtin. Dega e LDK-së në Podujevë, që nga themelimi i partisë prej 31 vitesh, e pësoi humbjen e parë në zgjedhje. Është e rrallë për një parti demokratike të ketë besim aq të gjatë qytetar, të palëkundur dhe konsistent, në kohë të vështirë dhe ditë të mira.

    E çmoj jashtëzakonisht shumë dhe përkulem para këtij besimi që na keni dhënë për gati 31 vite. Këtë besim e kam respektuar dhe do ta vlerësoj përgjithmonë.
    Koha do ta dëshmojë se propaganda kundër meje dhe LDK-së ka qenë e fabrikuar dhe false.
    Kundërshtarët politikë ne nuk i konsiderojmë armiq, siç na identifikojnë ata neve.

    Sot është një ditë reflektimi për neve. Do ta analizojmë me kujdes humbjen në zgjedhjet lokale, do të identifikojmë dhe korrigjojmë mangësitë tona, do ta zgjerojmë ekipin konform nevojave të qytetarëve, për tu rikthyer triumfalisht në Podujevë në zgjedhjet e vjeshtës së ardhshme.

    Sinqerisht!
    AV

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!