×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni menjëherë Policinë në rast se e shihni këtë person

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 15:12

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 30 vjeçari nga Açareva e Skenderajt.


    Gëzim Azemaj kërkohet nga Policia për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Njoftimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim
    Pejë, 23 prill 2021

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
    Personi i kërkuar është:

    GEZIM (Fazli) AZEMAJ i lindur me 23.03.1991 Aqarevë- Skenderaj
    I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:
    “Arratisja e personit të privuar nga liria”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    E-mail adresa: info@kosovopolice.com

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!