×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 14:35

    Policia Rajonale e Pejës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprat penale “vjedhje e rëndë, lëndim i rёndё trupor, pengim i personit zyrtar nё kryerjen e detyrës zyrtare”.


    Bëhet fjalë për Labinot (Sylё) Syla i lindur me 10.08.1995 në fshatin Açarevё- Skenderaj.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!