×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni policinë nëse e shihni këtë grua nga Ferizaj, është zhdukur që disa ditë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 14:49

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.


    Siç njofton Policia, e njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë. Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce.

    “Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt. ( tel .192).”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!