×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërojeni policinë nëse e shihni këtë person

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:07

    Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për trafikim me narkotikë, Senis Rugova.


    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    SENIS (Mustafё) RUGOVA i lindur me 02.05.1981 në ROZHAJË- MALI I ZI.

    I dënuari është i kërkuar për veprёn penale:

    “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    E-mail adresa: info@kosovopolice.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!