Një pacient i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ka tentuar të bëj vetëvrasje gjatë ditës së djeshme.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime nga klinika se pacienti i hospitalizuar për shkak të problemeve me zemër, ka tentuar të bëj vetëvrasje me një rrip të cilin më pas ia kanë këputur infermieret me skalper.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare në një deklaratë për Gazetën. “Ka ndodhur një rast në Kardiologji, një pacient ka tentuar të bëj vetëvrasje por stafi i klinikës ka arritur ta parandalojë”, thuhet në deklaratë.
Gazeta ka bërë përpjekje disa herë të kontaktojë edhe drejtorin e Klinikës Dr. Imri Jashari, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.