×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19 ia merr jetën një 20-vjeçareje në Gjakovë

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 21:52
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    COVID-i po vazhdon të marrë edhe jetën e të rinjve.


    Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur sot para pak orësh në Gjakovë.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, merr vesh se e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

    Po sot edhe një 19-vjeçar nga komuna e Kaçanikut ka vdekur si pasojë e COVID-19.

    Ndryshe, 11 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!