×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacionit kosovar në Bruksel i vidhet çanta me dokumente dhe para

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 15:13

    Delegacioni kosovar në një nga takimet në Bruksel për bisedime me Serbinë, u bë cak i hajnave.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka marrë vesh që delegacionit të përbërë nga koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadorit në Belgjikë, Bernard Nikaj, i është vjedhur një çantë me dokumente.

    Reporteri.net ka kontaktuar me anëtarin e delegacionit për çështje të ekonomisë, Muhamet Mustafën, i cili edhe ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se çanta i përkiste atij.

    Mustafa tha se janë vjedhur disa dokumente personale dhe disa para të tij, por që tashmë ajo punë është rregulluar sepse çanta është kthyer tek pronari i saj.

    “Është e vërtetë që ka ndodhë një vjedhje, është rregullu ajo çështje. Kurrfarë dokumente nuk ka pasë aty, janë kanë dokumente personale. Ka pasë edhe të holla aty, e të tjerat janë kthy krejt, po paret jo. Dokumentat i kanë kthy.”, tha Mustafa për Reporteri.net.

    Ai shtoi se dokumentet nuk kishin lidhje me materialin për bisedimet me Serbinë, por ishin krejtësisht personale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!