Sonte rreth orës 22:00 është raportuar për shpërthimin e dy granatave në rrugën ‘Asllan Pireva’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese. Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.”, tha Ahmeti për Reporterin.
Aktualisht të gjitha njësitet policore janë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar me situtën dhe për të hetuar rrethanat e rastit.
Ahmeti njoftoi se Policia e Kosovës po kryen të gjitha veprimet e duhura policore për të zbardhur rastin. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.