×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për një grabitje në “Raiffeisen Bank” në Klinë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 9:45

    Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank” në Klinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.


    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar me shirita vendin ku gjendet banka.

    Se ka pasur tentim grabitje në këtë bankë e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

    “Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar me mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet relevante policore janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre”, tha Nikçi për Reporteri.net.

    Ende nuk dihet nëse të dyshuarit kanë arritur të vjedhin para.

    Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova i cili ka konfirmuar rastin, por ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje, pasi nuk kanë ende informata se çfarë ka ndodhur. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!