×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja do të ndërtojë bazë ushtarake në rreth 200 hektarë në kodrën ku duket i gjithë veriu

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 11:26

    FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.


    Kodra që ka marrë emrin nga fshati ku gjendet, “Kodra e Cërrnushës”, i është dhënë FSK-së përmes vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet tani u vendos për t’ia dhënë FSK-së këtë Kodër, ndërsa të gjitha subjektet politike votuan PRO këtij vendimi.

    Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s.

    Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është  e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zvecani si dhe një pjesë e Zubin Potokut./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!