Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Reporteri.net ka mësuar se ai është pajisur me vizë amerikanë ditën e hënë.
Reporteri.net ka kontaktuar të mërkurën zëdhënësen e Qeverisë, për të marrë konfirmim, por Donjeta Gashi nuk ka dhënë përgjigje.
Viza e SHBA-së për Haradinajn është zyrtare, dhe atje Kryeministri i vendit pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kryeministrit Haradinaj, në janar të këtij vitit i ishte refuzuar viza amerikane. Kjo i kishte pamundësua atij udhëtimin për në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni.
Ndryshe, Haradinaj ka acaruar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohën e fundit, pasi zgjodhi të mos dëgjojë sugjerimet për heqjen e taksës./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.