×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Mustafa pajtohen për qeveri me 12 ministri, të hënën nënshkruhet marrëveshja

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 15:19

    Sot janë takuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.


    Ashtu siç u tha pas takimit këto parti do të dilnin me një deklaratë, ndonëse krerët e tyre nuk pranuan të prononcoheshin para mediave.

    Është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila e ka thyer heshtjen duke njoftuar se është përmbyllur plotësisht harmonizimi i programit qeverisës VV – LDK dhe se të hënën do të nënshkruhet marrëveshje për koalicion mes të dy partive, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu, është bërë e ditur se në ditët në vijim do të ndahen përgjegjësitë për qeverisje – ku janë sqaruar pozicionet dhe kërkesat e të dy palëve.

    “Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në shkrimin e Vetëvendosjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!