×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi në Bruksel

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 20:11

    Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

    Takimi i radhës pritet të zhvillohet më 18 mars, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq nisi nga ora 17:15, për të vazhduar gati tre orë.

    Paraprakisht, Borrell priti kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime ndaras.

    Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhej edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!